Bizneset dhe Shpalljet

Në Kozzer ju mund ti gjeni bizneset kosovare (të regjistruara në Kozzer) si dhe shpalljet apo ofertat e tyre. Secili biznes që regjistrohet në Kozzer mund ta bëj prezantimin e detajuar të biznesit. Regjistrimi i biznesit në Kozzer nuk nënkupton regjistrim institucional apo lejimin e lejeve ose licencave të punës. Kozzer është i dedikuar për tregti dhe oferta online. Për regjistrimin e bizneseve në mënyrë institucionale, drejtohuni pranë Kuvendit tuaj Komunal.

Bizneset

Secili individ që ka një ose më shumë biznese mund ti regjistroj/anëtarësoj ata online në Kozzer.com. Kështu do të krijohet mundësia e promovimit të shërbimeve ose produkteve. Përmes Kozzer ju mund të përfitoni vizitues të ri, të cilët mund të jenë klientët tuaj.

Secili biznes mund të regjistrohet në Kozzer përmes pakove të ndryshme të anëtarësimit. Kozzer ofron regjistrim falas, si dhe regjistrim me pagesë për bizneset që kanë dëshirë të kenë më shumë mundësi prezantimi, më shumë shpallje dhe oferta apo radhitje në fillim të rezultateve.

Secili biznes që anëtarësohet/regjistrohet në cilëndo pako të regjistrimit i fiton të njëjtat mundësi, kurse ndryshimi në bazë të pakove qëndron vetëm të sasia e shërbimeve që pranon. Secili biznes ose organizatë që anëtarësohet në Kozzer.com përfiton:

  • Logon e biznesit
  • Emrin e biznesit
  • Të gjitha të dhënat kontaktuese
  • Reklamat e biznesit në Kozzer
  • Harta e lokacionit në Google Maps
  • Kategorizimi i veprimtarisë
  • Fotografi të biznesit
  • Shpallje dhe oferta
  • Përshkrimin tekstual të biznesit
  • Orari i punës
  • Statistikat e vizituesve
  • Etj

Shpalljet/ofertat

Shpalljet/ofertat janë pjesë e biznesit të regjistruar në Kozzer. Çdo biznes që është i regjistruar në Kozzer ka mundësi të vendos shpalljet e veta për produktet ose shërbimet që ofron

Kultura e shpalljeve

Nuk është e domosdoshme që shpallja të jetë vetëm një produkt. Shpallje mund të jetë edhe një ofertë ose shërbim. Në Kozzer mund të gjeni apo të publikoni shpallje (nëse e keni regjistruar biznesin paraprakisht) të llojeve të ndryshme, me ose pa çmim fiks, siç mund të marrim shembull:

  • Shpallje për produkte me çmim fiks
  • Për produkte me çmim sipas marrëveshjes
  • Për shërbime me çmim fiks
  • Për shërbime me çmime sipas marrëveshjes
  • Për oferta speciale për produkte ose shërbime
  • Për zbritje të ndryshme
  • Për pako turistike
  • Për patundshmëri
  • Etj.

Pra Kozzer nuk i trajton shpalljet vetëm si shpallje të thjeshta, por si oferta me qëllime të ndryshme të përmbledhura në një vend nga bizneset tona.

Nëse vendosni të publikoni shpallje në Kozzer, ne ju ftojmë që ta lexoni edhe faqen Shpallje të suksesshme ku mund të gjeni më shumë detaje se si ta publikoni një shpallje të suksesshme që të ketë ndikim të madh