Si funksionon Kozzer

Kozzer funksionon përmes ueb faqes www.kozzer.com ku bëhet prezantimi i bizneseve, produkteve dhe shërbimeve që ofrojnë ato. Të gjitha bizneset që janë të regjistruara në Kozzer mund të publikojnë produktet ose shërbimet e tyre, informatat kontaktuese, përshkrimin e biznesit, logon dhe fotografi të biznesit.

Bizneset janë të klasifikuara në bazë të disa specifikave dhe veçorive në mënyrë që të organizohen sa më mirë, dhe të gjenden më lehtë nga vizituesit e faqes, siç janë:

  • Kategorizimi sipas veprimtarive
  • Kategorizimi në bazë të qyteteve
  • Kategorizimi në bazë të pakos së anëtarësimit/regjistrimit të bizneseve

Bizneset që janë në të regjistruara si Biznese Premium do të shfaqen gjithmonë në fillim të rezultateve, dhe pamja e tyre mund të jetë më e dallueshme. Këto biznese kanë mundësi të publikojnë më shumë materiale dhe oferta

Kërkimet në Kozzer

Në kozzer ju mund të përdorni kërkuesin kryesor që të gjeni biznese, shpallje dhe elemente tjera të nevojshme të cilat janë publikuar nga bizneset në Kozzer. Kërkuesin mund ta përdorni për të kërkuar për:

  • Bizneset në Kozzer
  • Shpallje dhe oferta nga bizneset
  • Numra telefoni të bizneseve kosovare

Këtë mund ta bëni në fushën e kërkuesit duke ndryshuar vlerën e kërkuesin nga Bizneset në cilëndo vlerë që dëshironi, dhe pastaj shkruani atë që kërkoni.

Kujdesuni që fjalën kërkuese ta shënoni sa më saktë, pasi makina kërkuese kërkon vetëm për rezultate të sakta e jo ato të përafërta

Bizneset në Kozzer

Secili biznes në Kozzer i posedon informatat kontaktuese përmes të cilave ju mund të kontaktoni me bizneset e dëshiruara. Regjistrimi i këtyre bizneseve bëhet online nga pronarët apo personat e autorizuar nga këta biznese, andaj edhe saktësia e këtyre informacioneve nuk mund të verifikohet plotësisht nga Kozzer

Pasi ta gjeni biznesin e kërkuar ju do të shihni të gjitha informacionet dhe shënimet që janë publikuar nga ta. Po ashtu aty mund ta gjeni edhe kontakt formën përmes së cilës ju mund të kontaktoni direkt me biznesin e caktuar në mënyrë elektronike

Paraqitja e prezantimit të secilit biznes mund të ndryshoj, varësisht prej të dhënave të plotësuara, ku disa prej tyre mund të kenë më shumë shënime, e tjerat më pak, psh: disa mund ta kenë hartën e lokacionit, por disa tjera nuk e kanë, si dhe orarin,m logon, fotografitë, përshkrimin e biznesit, etj

Mbi të gjitha, secili biznes në faqen e vet i ka shpalljet për produktet ose shërbimet që ofron. Klikoni mbi shpalljen e dëshiruar për më shumë detaje rreth shpalljes

Shpalljet dhe ofertat

Siç u cek edhe më lartë, secili biznes i regjistruar në Kozzer ka mundësi që të vendos shpalljet e veta për produkte ose shërbime. Këtyre shpalljeve mund ti qaseni direkt nga seksionet e shpalljeve ose përmes prezantimit të biznesit

Parimisht secila shpallje mund të përmbaj titullin, përshkrimin, fotot dhe çmimin. Po ashtu gjatë shikimit të secilës shpallje, mund të shfaqen edhe shpalljet tjera nga po i njëjti biznes.

Po ashtu pronarin e shpalljes mund ta kontaktoni përmes numrit të telefonit, ose përmes kontakt formës që është në dispozicion për të gjitha shpalljet

Numrat e telefonit

Kozzer posedon databazën prej rreth 80.000 numrash të telefonit të bizneseve kosovare të mbledhura nga databaza të ndryshme në Kosovë dhe jashtë. Mjafton që te fusha për kërkim të caktoni “Telefonat” dhe të shkruani emrin e biznesit për ta gjetur numrin e tij të telefonit

Për informacione tjera na kontaktoni përmes faqes kontaktuese