Reklamat në Kozzer

Reklamat në Kozzer janë elemente mbështetëse për prezantimin e biznesit tuaj në Kozzer.  Secili biznes që regjistrohet në Kozzer ka mundësi të vendos reklamat e veta, por sasia e tyre varet nga pako e regjistrimit/anëtarësimit në Kozzer.

Janë dy lloje të reklamave standarde në Kozzer. Dallimi i tyre është se ekzistojnë reklamat katrore dhe ato horizontale. Këto reklama ndahen në dy grupe:

  • Reklamat anësore
  • Reklamat ballore

Pakot falas nuk posedojnë reklamë ballore. Reklamat ballore janë ekskluzivisht për bizneset Premium. Kjo sepse ky lloj i reklamave është burim të të ardhurave për Kozzer.

Reklamat anësore

Reklamat anësore mund ti ketë secili biznes që regjistrohet në Kozzer.com pa marrë parasysh pakon e anëtarësimit. Kurse sasia është e limituar në bazë të pakos së anëtarësimit.

Ky lloj i reklamës shfaqet në mënyrë spontane në pjesën e djathtë të faqes. Këto lloj reklamash mund ti krijoni pasi ta regjistroni biznesin tuaj në Kozzer.com, përmes llogarisë tuaj. Madhësia e kësaj reklame është proporcion katrorë me madhësi 170 x 208 px

Reklamat ballore

Ky lloj i reklamave është më ekskluziv. Reklamat ballore janë reklama horizontale të cilat i posedojnë bizneset Premium. Këto reklama shfaqen brenda prezantimeve të bizneseve pa pagesë. Edhe këtë lloj reklame e krijoni përmes llogarisë tuaj pasi që ta keni regjistruar biznesin në pakon Premiun dhe të jetë aktivizuar nga Kozzer.

Kozzer vazhdimisht do të dizajnoj fusha të reja për integrimin e kësaj reklame edhe në seksione të ndryshme brenda rrjetit Kozzer

Menaxhimi i reklamave

Reklamat menaxhohen përmes llogarisë tuaj.Ju mund ti shlyeni reklamat e vjetra, dhe në vend të tyre të vendosni reklama të reja sa herë që ju keni nevojë për zëvendësimin e tyre