Si të publikoni një shpallje/ofertë të mirë

Shpalljet dhe ofertat janë elemente kyçe për shitjen e produkteve ose shërbimeve që ofroni përmes rrjetit Kozzer. Përgatitja dhe organizimi sa më i mirë i shpalljes nënkupton se shpallja ose oferta juaj do të jetë më shumë e klikuar

Shaplljet/ofertat në Kozzer mund të shfrytëzohen për shitjen e produkteve ose shërbimeve, ku i vetmi dallim është forma e plotësimit të shpalljes, pra varësisht prej llojit të shpalljes, bëhet edhe shenimi i informacioneve brenda saj.

Shpalljet ose ofertat bëhen automatikisht pjesë e atij biznesi përmes të cilit publikohet, shembull nëse keni një hotel, ju si shpallje mund të vendosni ofertat e dhomës për një natë, dhe çmimin me fotot përkatëse të dhomës, e kështu me radhë. Kurse fotot e përgjithshme të hotelit, i vendosni te fotografitë e biznesit

Titulli i shpalljes

Titulli i shpalljes është një faktor vendimtar për shikimin e shpalljes. Titulli i shpalljes nuk duhet të jetë më i gjatë se 40-45 shkronja (mundësisht). Titulli duhet të jetë sa më përfshirës si dhe të tregoj dedikimin nëse është për shitje, me qira, apo tjetër

Ja disa shembuj të mirë se si mund të duket një titull i mirë i shpalljes:

  • Telefon Nokia 3310 të ri me garancion
  • Audi Q7 automatik, viti i prodhimit 2009
  • Japim banesa me qira në Prishtinë
  • Bëjmë punimin e softuerit për kontabilitet
  • Ndërmjetësim në çështje juridike

Pra në titull i shënoni vetëm të dhënat kyçe. Kjo mundëson që edhe shpallja të duket më elegante. Detajet tjera i shënoni te përshkrimi i shpalljes/ofertës

Fotografitë e shpalljes

Një fjalë e mençur thotë se një foto sa 1000 fjalë. Për këtë arsye është shumë e preferuar që shpallja të shoqërohet me fotografi. Shpalljet me fotografi kanë 85% më shumë mundësi klikimi se ato pa fotografi. Kozzer ju lejon të ngarkoni 6 fotografi për secilën shpallje.

Provoni që foto të jetë foto aktuale e produktit ose shërbimit që ofroni. Kështu vizituesi do të ketë më shumë besim te shpallja/oferta juaj. Nëse nuk keni foto aktuale të produktit ose shërbimit, atëherë gjejeni një foto në internet.

Fotografitë preferohet të jeë të përshtatshme si:

  • Jo shumë e madhe se merr kohë shumë në ngarkim (preferohet rreth 500kb)
  • Të jetë e pastër dhe sa më e ndriquar
  • Të jetë format i pranueshem (Jpg, Gif, Png)
     

Nëse në asnjë rast nuk keni foto konkrete për shpalljen ose produktin që paraqitet në shpallje, atëherë mund të përdorni një foto të përafërt ose me të njëjtën domethënie. Mos përdorni foto që devijojnë mbi 50% nga produkti ose shërbimi për të cilin keni krijuar shpallje.

Përshkrimi

Në përshkrimin e shpalljes jepni të gjitha informacionet që mund të jenë të nevojshme për një blerës të produktit ose shërbimit. Kujdesuni që specifikimet teknike ose detajet e produktit ose ofertës të jenë të shënuara. Ndonjëherë detajet e bëjnë ndryshimin.

Çmimi

Shënoni çmimin e produktit ose shërbimit, PA simbole “€” ose “EUR”. Sistemi këto i shënon në mënyrë automatike. Nëse çmimi nuk është fiks, atëherë shënoni “Me marrëveshje”.  Megjithatë mos harroni se një çmim i shënuar fiks, është predispozitë për shitje të produktit. Çmimet me marrëveshje mund të shkaktojnë konfuzion

Data e skadimit të shpalljeve

Secilës shpallje ose ofertë mund ti vendosni datën e skadimit përmes fushës që e gjeni gjatë publikimit të shpalljes. Nëse e leni këtë fushë të zbrazët, shpallja nuk do të ketë afat skadimi.

Mos harroni që ti vazhdoni ose shlyeni shpalljet e skaduara. Shpallja e skaduar ndikon në limitin e shpalljeve tuaja, andaj ju duhet ti shlyeni ato për të vendosur shpallje të reja – nëse e keni arritur limitin e shpalljeve në bazë të kategorisë