Krijo një prezantim të suksesshëm

Prezantimi i suksesshëm nënkupton që ju të keni sa më shumë vizitues në faqen tuaj në Kozzer.com. Varësisht prej pakos tuja të prezantimit, ju keni mundësi që ta kompletoni sa më mirë prezantimin e biznesit tuaj në Kozzer.com

Secili biznes që anëtarësohet/regjistrohet në cilëndo pako të regjistrimit i fiton të njëjtat mundësi, kurse ndryshimi në bazë të pakove qëndron vetëm të sasia e shërbimeve që pranon. Secili biznes ose organizatë që anëtarësohet në Kozzer.com përfiton:

  • Logon e biznesit
  • Emrin e biznesit
  • Të gjitha të dhënat kontaktuese
  • Reklamat e biznesit në Kozzer
  • Harta e lokacionit në Google Maps
  • Kategorizimi i veprimtarisë
  • Fotografi të biznesit
  • Shpallje dhe oferta
  • Përshkrimin tekstual të biznesit
  • Orari i punës
  • Statistikat e vizituesve
  • Etj
     

Një prezantim i përgatitur mirë dhe i kompletuar me informacione sa më konkrete është i predispozuar që të ketë sa më shumë vizita. Në këtë faqe ne do t’ju sqarojmë se si mund ta përgatitni një prezantim sa më të mirë për biznesin tuaj dhe për produktet dhe shërbimet që ofroni.
 

Logo e biznesit

Secili biznes ka mundësi ta vendos logon e vet në Kozzer.com. Është shumë e rëndësishme që logo të jetë me prapavijë të bardhë ose ngjyrë sa më të hapur, dhe të jetë e prerë në proporcion të përafërt me katrorë psh: 150px me 100 deri 110px . Madhësia me px nuk është e detyrueshme përderisa logo të jetë në proporcion sa më katrorë.

Mos përdorni fotografi në vend të logos. Mos vendosni logo të ngushta dhe të gjata ose e kundërta sepse sistemi i prenë ato në mënyrë automatike për tu përshtatur me dizajnin e faqes, andaj proporcioni katrorë është sa më i përshtatshëm

Emri i biznesit

Është shumë me rëndësi shënimi i emrit të biznesit. Mos e shkruani me thonjëza apo me të gjitha shkronjat e mëdha ose me të vogla. Gjithmonë shkronjën e parë shkruajeni me të madhe dhe pastaj vazhdoni me të vogla, psh: Arta Commerce pa thonjëza ose viza lidhëse, përveç kur emri i biznesit ka vizë lidhëse

Mos e shkruani në emrin e biznesit edhe inicialet NTP, SHPK, etj. Kjo shënohet diku tjetër. Emri duhet të jetë i shkruar pa asnjë element tjetër përcjellës sipas tabelës së më poshtme:

                               

  Emri i shkruar mirë

  Emri i shkruar gabim

Arta Commerce

  “Atra Commerce”

  NTSH “ARTA Commerce”

  ARTA COMERCE  “sh.p.k”

 

Kjo formë e shkrimit të emrit të biznesit mundëson indeksim më të mirë në google dhe faqet tjera kërkuese në internet. Po ashtu kjo formë e shkrimit ndihmon edhe indeksim më të mirë në Kozzer.com

Të gjitha të dhënat kontaktuese

Është e detyrueshme që informatat kontaktuese të jenë të plotësuara, të sakta dhe të shënuara në mënyrë sa më profesionale. Këto të dhëna do të shërbejnë për klientët tuaj për t’ju kontaktuar

Telefon dhe fax

Preferohet që gjatë regjistrimit të biznesit në Kozzer.com ti plotësonin të gjitha të dhënat kontaktuese që i keni. Mëse nuk posedoni ndonjërën prej tyre, psh nuk posedoni telefax – atëherë lerën fushën e zbrazët dhe mos e plotësoni me:  xxx, ose nuk ka ose ndryshe – thjeshtë lerën të zbrazët

Nuk preferohet që në të njëjtën fushë të shënoni dy ose me shumë numra kontaktues. Secila fushë është e paraparë për vetëm një numër kontaktues. Nëse keni më shumë numra ata i vendosni te përshkrimi i biznesit.

Për shembull:

Mirë:  044 350 250 ose +377 44 350 250
Keq:   +377-44-350-250 ose +377/44-255-544

Adresa dhe qyteti

Adresën shënojeni sa më pastër dhe kartë. Adresa shënohet veçmas me tekst, kurse qytetin e caktoni nga menuja e qyteteve – dmth qytetin nuk e shkruani por e caktoni.

Adresën shënojeni sa më saktë, dhe mos e shkruani komplet me shkronja të mëdha, por vetëm shkronjën e parë të madhe, dhe mos përdorni thonjëza ose elemente tjera të panevojshme në adresë

Për shembull:

Mirë:  Rruga Hajdin Berisha Nr.5  Dragodan
Keq:   RR.”HAJDIN BERISHA NR 5” – DRAGODAN PRISHTIN

Qytetin e keni të lehtë sepse vetëm e caktoni nga lista e qyteteve, dhe biznesi në mënyrë automatike bëhet pjesë e atij qyteti. Kurse ZIP kodin e  shkruani varësisht prej zonës, psh për Prishtinë është 10 000 për Prizren 20 000 e kështu me radhë

E-mail dhe web faqja

Secili biznes që regjistrohet në Kozzer.com duhet ta ketë e-mail adresën e vet. Kjo sepse të gjitha korrespondencat me përmes biznesit me klientët dhe me Kozzer bëhën përmes e-mailit. Preferohet të përdorët i njëjti e-mail që është shënuar gjatë hapjes së llogarisë

Web faqja është mundësi opcionale dhe jo e detyrueshme. Bizneset që e kanë ueb faqen mund ta shenojnë në fushën e ueb faqes sipas formatit të kërkuar në këtë fushë. Web faqja dihet të jetë e standardizuar me http://www sipas shembullit të mëposhtëm:

Për shembull:

Mirë:  http://www.webfaqja.com
Keq:  www.webfaqja.com  ose webfaqja.com

Reklamat e biznesit

Çdo biznes që regjistrohet në Kozzer mund të vendos reklamat e veta, por sasia e tyre varet nga pako e regjistrimit/anëtarësimit. Këto reklama shfaqen në mënyrë të rastësishme në Kozzer.com.

Në Kozzer ekzistojnë dy lloje të reklamave standarde: reklamat ballore dhe reklamat anësore. Reklamat mund ti krijoni/ngarkoni pasi ta regjistroni biznesin, përmes llogarisë tuaj. Po ashtu këto reklama mund ti ndryshoni sa herë të doni.

Reklamat nuk preferohen të jenë vetëm foto të thjeshta por të jenë foto me tekste dhe elemente tjera të reklamave. Kështu ju mund të rritni numrin e vizituesve për faqen tuaj. Këto reklama shfaqen në pjesën e djathtë të faqes si dhe brenda bizneseve që janë regjistruar pa pagesë.

Nëse nuk keni reklamë të mirëfilltë ju mund ta porositni punimin e reklamave nga rrjeti Kozzer. Ky lloj i shërbimit ofrohet me pagesë – varësisht nga punimi që kërkoni.

Reklamat ballore nuk shfaqen brenda bizneseve me pagese.

Harta e lokacionit në Google Maps

Secili biznes që regjistrohet në Kozzer ka mundësinë që ta vendos lokacionin e vet në hartën e Googles. Kjo bërët gjatë regjistrimit të biznesit ku bëhet caktimi i koordinatave duke klikuar në vendin e dëshiruar në hartë, dhe pastaj mbylleni hartën. Ky lokacion do të ruhet në Kozzer si adresa juaj në hartë

Ky lokacion shfaqet vetëm brenda rrjetit Kozzer, dhe të njëjtin nuk mund ta gjeni edhe në mënyrë të pavarur në Google Maps.

Kategorizimi i veprimtarisë

Kategorizimi nënkupton që ju ti caktoni veprimtaritë tuaja. Secili biznes ka mundësinë ta caktoj veprimtarinë kryesore dhe disa veprimtari tjera. Numri i veprimtarive varët nga pako e regjistrimit në Kozzer.

Kujdesuni mirë që ta caktoni kategorinë tuaj sa më mirë, kështu që vizituesit të ju gjejnë më lehtë kur kërkojnë biznese e një veprimtarie të veçantë. Veprimtaria ju mundëson që biznesi juaj të organizohet sa më mirë.

Fotografi të biznesit

Bizneset që regjistrohen në Kozzer kanë mundësi që të vendosin fotografitë e biznesit të tyre (produkteve ose shërbimeve). Ngarkimin e fotografive e bëni nga llogaria juaj pasi ta regjistroni biznesin në Kozzer.

Preferohet që fotografitë të jenë mesatarisht të mëdha, dhe me qartësi të mirë. Mos përdorni fotografi të vogla, pasi që kur të rriten ato nuk e ruajnë qartësinë. Për secilën foto preferohet të shenohet edhe përshkrimi i fotos, në mënyrë që të indeksohet sa më mirë në faqet kërkuese, si dhe të jetë më e qartë për vizitues.

Numri i fotografive varet nga pako e anëtarësimit. Pako Premium ju ofron numrin më të lartë të ngarkimit të fotografive

Shpallje dhe oferta

Një ndër elementet më të rëndësishme janë shpalljet dhe ofertat që mund ti vendosni në Kozzer. Edhe numri i ofertave varet nga pako e anëtarësimit, por më e rëndësishmja është që ato që i keni në dispozicion ti shfrytëzoni deri në maksimum

Shpalljet dhe ofertat mund ti përdorni për ti shitur produktet ose shërbimet tuaja. Nuk është e thënë që shpallja të jetë vetëm një produkt. Shpallja mund të jetë edhe shërbim

Kjo tabelë sqaron se si mund ti organizoni shpalljet e ndryshme për organizimin e shpalljeve, varësisht prej llojit të shpalljes: Produkt ose shërbim. Më poshtë disa shembuj se si mund ti organizoni shpalljet, psh:

 Shpallje për produkte

  Shpallje për shërbime

  Emri ose përshkrimi i produktit

  Çmimi

  Emri ose përshkrimi i shërbimit

  Çmimi

  Shes telefon Nokia E75

  300

  Dhoma hoteli për natë

  25

  Volkswagen Golf 5 

  7500

  Banesë me qira

  230

  Shitet banesa 85 m2

  95000

  Punim i web afqeve

  320

  Lloje të ndryshme të mjaltës

  Me marrëveshje

  Skulptura me porosi

  Me marrëveshje

 

Shpalljet me fotografi

Shpalljet që kanë fotografi kanë 85% më shumë mundësi të shikohen për dallim prej atyre pa fotografi. Është e preferuar që shpallja juaj të ketë nga së paku 1 deri në 6 fotografi. Fotot mund të jenë foto të produktit/shërbimit  aktual ose foto nga që tregojnë llojin e produktit/shërbimit.

Kur vizituesi e hap shpalljen tuaj, aty do të shfaqen edhe shpalljet tjera të cilat i keni publikuar. Dmth të  gjitha shpalljet tuaja janë të shkueshme njëkohësisht.

Përshkrimi tekstual i biznesit

Gjatë regjistrimit të biznesit, ju duhet ta përshkruani edhe biznesin tuaj. Ju keni në dispozicion vetëm rreth 500 shkronja, andaj shfrytëzojeni ato që ta përshkruani sa më shkurt dhe konkretisht biznesin, përparësitë dhe mundësitë qo ofroni

Mos harroni, elementet kyçe të prezantimit të biznesit tuaj në shpalljet dhe ofertat, sepse vizituesit nuk lexojnë tekste të gjata në internet, prandaj edhe përshkrimi i biznesit duhet të jetë i shkurtë dhe kuptimplotë.

Orari i punës

Një ndër mundësitë që do ta gjeni gjatë regjistrimit të biznesit është edhe orari i punës. Caktojeni atë sipas dëshirës tuaj dhe klikoni “Shto” për secilën ditë. Orari i punës nuk është i detyrueshëm, por mund të ju ndihmoj klientëve tuaj ta dinë kohen se kur t’ju kontaktojnë ose të ju vizitojnë.

Statistikat e vizituesve

Përmes llogarisë tuaj,  duke shkuar te ‘Biznesi im’ pastaj nga opsioni Mundësi tjera zgjedhni opsioni “Statistikat” dhe aty do ti gjeni të gjitha statistikat për vizitat e biznesit tuaj.

Nëse statistikat nuk janë të mira, kjo do të thotë që prezantimi duhet përmirësuar ose freskuar me shënime të reja

Me rëndësi

Prezantimet e bizneseve që freskohen sa më shpesh, shfaqen aq më shumë në listën e kërkimeve, ose në fillim të rezultateve. Ne ju ftojmë që mos të qëndroni pasiv, pasi që me freskimin, ndryshimin ose shtimin e shënimeve të prezantimit të biznesit tuaj, ju do të mund të fitoni klient të ri