Kushtet e përdorimit

Rrjeti i Biznesit Kosovar Kozzer është ndërmarrje private që operon në kuadër të "ERLIS SHPK" me numër biznesi 10955024 dhe me numër fiskal 600966553 dhe mundëson publikimin e materialeve dhe ofertavetë ndryshme nga bizneset kosovare për qëllime të marketingut dhe komunikimit mes ofertuesve dhe klientëve të kategorive të ndryshme në Kosovë.
 
Të gjitha materialet tuaja të cilat i vendosni në Kozzer nuk mund të mbrohen përmes së drejtës autoriale. Me rastin e publikimit të materialeve tuaja reklamuese ato bëhen edhe pronë e rrjetit Kozzer, dhe secili vizitues mund ti shikoj ato përmes faqes tonë zyrtare www.kozzer.com
 
Kozzer do të jetë i angazhuar për mbrojtjen e faqes tuaj prezantuese dhe materialit reklamues, por ne nuk garantojmë që materiali publik nuk do të kopjohet dhe ri përdoret nga palët tjera, që nënkupton vizituesit e rrjetit tonë të cilët kanë qasje në faqen tuaj prezantuese.
 
Kozzer nuk mbanë përgjegjësi për e-mailat të cilët i pranoni nga vizituesit e faqes tuaj, pasi që ne nuk kemi qasje dhe nuk i kontrollojmë ato e-maila. Secili e-mail që e pranoi nga fusha juaj kontaktuese apo nga shpalljet tuaja nuk ka asnjë lidhje me rrjetin Kozzer
 
Kozzer ka të drejtën që të shlyej cilëndo llogaritë pa pagesë pas skadimit të periudhës 1 vjeçare nëse kështu vendos bordi drejtues për prezantimet falas apo me shkëmbime shërbimesh. Prezantimet me pagesë, pas skadimit të afatit, nuk do të shlyhen por do të jenë në gjendje ‘jo aktive’ deri në pranimin e pagesës për vitin pasues, apo kalimin njërën prej pakove falas, nëse këtë e pranon rrjeti Kozzer.

Kozzer mbanë të drejtën e mos pranimit të bizneseve të ndryshme të cilat mund të mos i plotësojnë kushtet minimale për prezentim në Kozzer, si dhe ato biznese që konfirmohet se përdorin informacione të rrejshme apo të huaja

Kozzer nuk e përjashton mundësinë e verifikimit të të dhënave për konfirmimin e saktësisë së tyre. Kjo nënkupton bllokimin e llogarive apo përdoruesve deri në konfirmimin e të dhënave

Vizituesit e thjeshtë

Kozzer ka të drejtë që për qëllime hulumtuese ti ruaj gjurmët e vizituesve dhe aktivitetit të tyre në ueb faqen tonë. Kozzer ka të drejtë t’ia bllokoj qasjen ndonjë individi apo IP adrese nëse vërehet se individi ose IP adresa ka qenë burim ose tentim për keqpërdorim të ueb faqes apo llogarive të bizneseve të regjistruara.

Kozzer në asnjë rrethanë nuk i ruan emrat, fjalëkalimet dhe elementet që cenojnë privacinë e vizituesve të ueb faqes tonë, dike përjashtuar vetëm aktivitetin në faqen tonë dhe IP adresën

Llogaria juaj

Secila ndërmarrje, organizatë, kompani apo edhe individ mund të kenë llogarinë e tyre private, së cilës mund ti qasen përmes emrit shfrytëzues dhe fjalëkalimin me të cilët pajiset secili anëtarë gjatë regjistrimit në Kozzer
 
Përmes kësaj llogarie secili anëtar mund ta menaxhoj faqen e vet prezantuese, si fotografitë, kontaktet, ofertat, etj, sipas mundësive të lejuara nga Kozzer ose sipas pakos prezantuese që keni zgjedhur.
 
Kozzer ka të drejtë që ti vendos në gjendje ‘jo aktive’ bizneset të cilat publikojnë material fyes, apo të papërshtatshëm në forma tjera. Në raste ekstreme Kozzer mund të bëj bllokimin dhe shlyerjen e menjëhershme të prezantimit dhe llogarisë përkatëse, pa marr ndonjë përgjegjësi juridike.
 
Anëtarët janë të obliguar që ta ruajnë llogarinë e tyre, dhe ta freskojnë vazhdimisht faqen e tyre. Kozzer nuk është përgjegjës për popullaritetin e asnjë faqeje prezantuese.

Kozzer në asnjë rrethanë nuk i përdorë fjalëkalimet e përdoruesve por i mbron ato duke i vendosur në sistem të koduar ku vetëm gjuha kompjuterike arrin ti lexoj ato

Ju jeni të obliguar që në Kozzer dhe në llogarinë tuaj të mos publikoni përmbajtje ose dokumente të të cilësdo formë me përmbajtje të ndjeshme. Kozzer nuk është përgjegjës për gabimet dhe pasojat e gabimeve tuaja

Shërbimet me pagesë

Të gjitha bizneset që regjistrohen në Kozzer përmes pakove me pagesë, ngarkohen me shuma të caktuara në bazë të pakove të anëtarësimit/regjistrimit të zgjedhura nga vetë publikuesit. Asnjë biznes nuk prezantohet online pa kryerjen e pagesës përkatëse, përveç në rast kur ka ndonjë marrëveshje tjetër.

Shfrytëzimi i shërbimeve me pagesë nga Kozzer nuk nënkupton detyrimisht shitjen  e produkteve apo shërbimeve, por vetëm promovimin dhe publikimin sa më të madh të këtyre shërbimeve

Për secilin shërbim brenda pakove të regjistrimit me pagesë që mund të merrni, Kozzer ju dërgon edhe faturën përkatëse, të cilat mund ti paguani përmes formave të pagesës që janë paraqitur në seksionin  e pagesave.
 

Rregullore mbi Pagesat

Kozzer përveç shërbimeve falas, të cilat janë të përshkruara te pakot e anëtarësimit/regjistrimit të cilat mund të gjenden këtu, gjithashtu ofron edhe shërbime tjera me pagesë siç janë pako e regjistrimit Premium, si dhe shërbime tjera profesionale të cilat mund ti gjeni në faqen Shërbimet Tjera.

Pagesat në Kozzer

Pagesat në Kozzer mund të kryhen përmes formave të ndryshme të pagesës, varësisht se cilën formë e zgjidhni gjatë kryerjes së pagesave për faturat të cilat krijohen në llogarinë tuaj me rastin e porositjes së shërbimeve me pagesë.

Sa janë të sigurta pagesat

Procedimi dhe kompletimi i pagesave nuk kryhet nga Kozzer. Pagesat kryhen përmes bankave që operojnë në Kosovë  me transferim bankar, ose në mënyrë elektronike nga një ofrues i këtij shërbimi që është i licencuar për kryerjen e pagesave elektronike në mbarë botën  përmes kredit kartelave.

Asnjë shënim, numër apo informacion tjetër rreth kredit kartave nuk ruhet në Kozzer, pasi që pagesat me kredit kartela nuk kryhen nga Kozzer, por blerësi transferohet në faqen e ofruesit të autorizuar për kryerjen e kësaj pagese.

Kthimi i shërbimeve dhe pagesave

Regjistrimi në Pakon Premium

Për regjistrimet në Pakon Premium, nëse për një periudhë prej 15 ditësh nëse nuk jeni të kënaqur me shërbimin, dhe e arsyetoni këtë pakënaqësi, Kozzer ju kthen shërbimin, dhe ju kthen 100% të shumës së paguar, por ju mund të ngarkoheni me tarifat e bankës për transferimin e pagesës.

Nëse brenda këtyre 15 ditësh ju i keni shitur produktet ose shërbimet tuaja përmes shpalljeve apo formave tjera të promovimit nga Kozzer, atëherë kjo nuk konsiderohet arsye e pranueshme për kthimin e llogarisë në pako falas.

Ne ju ftojmë që gjithmonë para se ta porositni shërbimin, ti lexoni me kujdes përshkrimin e shërbimit që planifikoni të blini nga Kozzer. Secili shërbim që blihet përmes Kozzer pa ofertë paraprake, e ka edhe përshkrimin e detajuar të shërbimit.

Shërbimet tjera me kontratë

Për shërbimet tjera me porosi dhe ofertë, vlejnë kushtet e paraqitura në kontratë ose marrëveshje pune mes  jush dhe Kozzer. Këto shërbime do të ofrohen nga Kozzer vetëm pasi kontrata të jetë e nënshkruar dhe e zyrtare mes të dyja palëve

Përfundim

Përdorimi i rrjetit Kozzer nënkupton se secili përdorues i nënshtrohet këtyre kushteve. Kushtet e përdorimit mund të ndryshohen në të ardhmen, dhe bizneset e anëtarësuara do të lajmërohen me e-mail pr secilin ndryshim
 
Të gjithë shfrytëzuesit e rrjetit Kozzer, si anëtarët po ashtu edhe vizituesit janë të obliguar që faqen ta shfrytëzojnë në mënyrë dinjitoze dhe të civilizuar. Çdo IP adresë që cenon faqen tonë do të bllokohet përmes listës së zezë, ose mund ti nënshtrohet procedurave penale.