Shërbimet tjera nga Kozzer

Përveç promovimit të bizneseve, shpalljeve dhe bizneseve, Kozzer ofron edhe shërbime tjera për biznese dhe persona privat. Shumica e këtyre shërbimeve ofrohen nga rrjeti Kozzer. Disa shërbime ose produkte Kozzer i ofron vetëm si ndërmjetësues ose garantues i shërbimit ose produktit aktual.

Kozzer në mënyrë të pavarur ofron shërbime profesionale të marketingut dhe promovimit. Shumica e këtyre shërbimeve ofrohen përmes ofertave tona dhe përfshinë:

  • Dizajnimin e logove për biznese
  • Dizajnimin dhe zhvillimin e ueb faqeve
  • Web dhe Desktop aplikacione
  • Shtyp në letër, tekstil, folie, ceradë, etj
  • Audio dhe Video reklama
  • Animacion në formate të ndryshme
  • Branding
  • Etj

Siç u cekë edhe më lartë Kozzer ofron edhe ndërmjetësim ose garantim për produkte ose shërbime të ndryshme. Kjo formë e shërbimit i nënshtrohet marrëveshjeve individuale për shumë lloje të shërbimeve ndërmjetësuese siç janë:

  • Shitblerje të produkteve
  • Shitblerje të patundshmërive
  • Aranzhim dhe menaxhim
  • Këshilla profesionale
  • Garanci
  • Etj

Të gjitha këto shërbime ofrohen për bizneset përmes llogarive të tyre në Rrjetin Kozzer. Çdo produkt ose shërbim ofrohet përmes ofertës, kurse pasohen me kontrata individuale mes Kozzer apo ofruesve të shërbimeve ose produkteve në partneritet me rrjetin Kozzer.

Si funksionon kjo?

Mënyra e ofertave nga Kozzer është një mënyre praktike, e siguritë dhe e shpejtë për të arritur te produkti ose shërbimi i kërkuar. Kozzer ka në dispozicion burime dhe marrëveshje pune me shumë biznese. Kjo na mundëson që të kemi në dispozicion informacione dhe oferta të shumëllojshme. Po ashtu Kozzer bën verifikimin e secilit ofertues për të siguruar sa më shumë ofertën dhe cilësinë e produktit ose shërbimit.

Procedura sipas hapave

Hapi 1:

Nëse ju duhet ndonjë shërbim specifik për biznesin tuaj (ato që i ofron Kozzer), atëherë hyni në llogarinë tuaj dhe klikoni 'Merr ofertë këtu' dhe plotësojeni kërkesën tuaj për produktin që kërkoni. Mos harroni, sa më specifike që është kërkesa aq më e saktë është oferta. Kërkesa për ofertë është falas dhe nuk keni kurrfarë obligimi ndaj Kozzer ose palëve tjera.

Hapi 2:

Pas pranimit të kërkesës tuaj, Kozzer i kontakton bizneset që ofrojnë shërbimin ose produktin që ju keni kërkuar, dhe i merr ofertat nga secili prej tyre. Kozzer shqyrton dhe i klasifikon ofertat, dhe i përcjell ato te ju.

Hapi 3:

Kozzer ju dërgon ofertat. Pastaj ju e përcaktoni ofertën më të përshtatshme. Varësisht prej produktit ose shërbimit, procedura mund të përcillet me kontratë mes juve dhe punë-kryesit ku definohen të gjitha procedurat e kryerjes së punimeve dhe pagesave. Në disa raste për çështje sigurie, kontraktues mund të jetë vet rrjeti Kozzer.