Rrjeti i biznesit kosovar Kozzer

Themeluar në vitin 2004 rrjeti i biznesit kosovar Kozzer ka promovuar biznesin së bashku me produktet dhe shërbimet e tyre. Që nga fillimi i punës ne vazhdimisht e kemi avancuar sistemin tonë të prezantimit të bizneseve, si dhe kemi investuar në promovimin e rrjetit në Kosovë dhe jashtë saj.

Qëllimi ynë gjithmonë ka qenë që konsumatorit ti ofrojmë informacione sa më të sakta për bizneset, produktet dhe shërbimet që mund të gjenden në Kosovë.

Tashmë mijëra biznese dhe vizitues e përdorin rrjetin Kozzer për nevojat e tyre. Gjithashtu softueri është përmirësuar vazhdimisht duke sjell risi dhe elemente tjera eksperimentale për ta përmirësuar sa më shumë cilësinë e shërbimeve që ofron Kozzer

Tash Kozzer për secilin biznes ofron

  • Prezantimin e detajuar në Kozzer
  • Shpallje dhe oferta për produktet ose shërbimet e tyre
  • Shkëmbim i informacioneve kontaktuese
  • Promocion dhe marketing
  • Hulumtime dhe analiza të tregut
     

Rruga deri këtu

Rrugëtimi i rrjetit Kozzer deri këtu nuk ka qenë aspak i lehtë. Përkundrazi ky rrugëtim ka hasur në sfida të vazhdueshme. Megjithatë këto sfida nuk na kanë ndalur. Ato vetëm na kanë motivuar që ne të vazhdojmë të ecim me trendin e promovimit në internet. Kjo ka kërkuar shumë punë, pasi që trendët në internet lëvizin me shpejtësi më të madhe se secili trend jo-virtual.

Përveç investimeve në promovim ne kemi investuar shumë punë, kohë dhe mjete financiare edhe në avancimin e sistemit dhe mundësive që ai ofron për të qëndruar kështu në të njëjtin hap me zhvillimet teknologjike

Po ashtu kemi angazhuar numër të madh të agjentëve të cilët kanë prezantuar shërbimet dhe mundësitë që ofron Kozzer, duke inkurajuar këto biznese që të regjistrohen në Kozzer dhe të promovojnë produktet ose shërbimet e tyre

Misioni ynë

Qëllimi ynë parësor mbetet lidhja e bizneseve me konsumatorët. Për ta arritur këtë duhet punuar vazhdimisht në ofrimin e mundësive të reja për secilën palë. Ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar që të ecim përpara së bashku me biznesin dhe zhvillimet teknologjike që na mundësojnë komunikim më të mirë të bizneseve dhe konsumatorëve.

Plani jonë strategjik përfshinë zhvillimin e sistemit edhe për përfshirjen e personave privat në tregun online, në mënyrë që oferta të jetë sa më e pasur. Po ashtu edhe përgatitja e versionit për mobil planifikohet të realizohet së shpejti