Përdorimi i Facebook

Ju mund ta përdorni llogarinë tuaj në Facebook për të ndër vepruar me Kozzer. Po ashtu ju mund të hapni llogarinë tuaj në Kozzer përmes Facebook dhe të regjistroni biznesin tuaj, nëse këtë nuk e keni bërë.  Nëse ju tashmë keni llogari në Kozzer, dhe hyni me llogarinë tuaj nga Facebook dhe nuk  përdorni të njëjtin e-mail adresë, mund të ndodh që llogaritë tuaja të mos sinkronizohen

Ju mund të shpërndani përmbajtje prej faqes së bizneseve dhe faqes së shpalljeve direkt në profilin tuaj në Facebook. Kjo ndihmon që shokët tuaj mund të gjejnë produktin ose shërbimin e kërkuar.

Aplikacioni i rrjetit Kozzer i nënshtrohet kushteve të përdorimit të Facebook, andaj çdo rregullim mund ta bëni në llogarinë tuaj në Facebook. Ne ju ftojmë që ta pëlqeni edhe faqen tonë në Facebook dhe kështu ju do të jeni vazhdimisht të njoftuar për risitë që vinë nga Kozzer

Postimet nga Kozzer

Pe rastin e lejimit të aplikacionit tonë në Facebook, ju do të mund të merrni çdo informacion dhe risi nga Kozzer. Ne si qëllim kryesor kemi publikimin e materialit promovues, ofertave dhe shpalljeve nga bizneset Kosovare, kështu që ju me përmes llogarisë tuaj mund të kontribuoni në zhvillimin e këtyre bizneseve.

Në çdo kohë ju mundt ta bllokoni aplikacionin tonë në Facebook dhe kështu ju nuk do të keni informacionet apo postimet nga rrjeti Kozzer.

Ne ju ftojmë që së bashku në të gjitha format e mundshme të promovojmë produktet dhe shërbimet vendore, sepse vetëm kështu mund të llogarisim në zhvillim sa më të madh ekonomik.