Pyetjet e shpeshta

Ne në Kozzer jemi munduar që ta bëjmë sistemin shumë të lehtë për përdorim të thjeshtë dhe të shpejtë. Megjithatë ne nuk jemi të përkryer. Për këtë arsye kemi publikuar edhe faqen e pyetjeve të shpeshta ku mund ti gjeni disa përgjigje më gjithëpërfshirëse

Kush mund të publikoj në Kozzer

Të gjitha bizneset të cilat operojnë në Kosovë. Kjo sepse Kozzer është i dedikuar për produkte dhe shërbime që ofrohen nga bizneset kosovare, të regjistruara në Kosovë. Kozzer nuk kërkon dokumente ose letra tjera zyrtare për regjistrimin e biznesit në Kozzer.com

Shpallje private

Për momentin në Kozzer nuk mund të shpallni shpallje ose oferta individuale si person privat. Së shpejti Kozzer pritet ta aktivizoj edhe platformën për shpallje private, por për këtë nuk ka ndonjë afat të caktuar. Ne ju sugjerojmë që shpalljet dhe ofertat ti bëni përmes ndonjë biznesi ndërmjetësues, pasi që rritet besueshmëria dhe përgjegjësia ndaj konsumatorit.

E kam regjistruar biznesin, por ai nuk po shfaqet në publik

Kjo mund të ndodh kur bëhet regjistrimi i biznesit në pakot tjera përveç asaj Falas. Pra nëse e keni regjistruar biznesin në pakon Premium, apo në pakon me shkëmbim shërbimesh, aktivizimi i prezantimit bëhet pas pranimit të pagesës ose përmbushjen e kushteve për shkëmbim shërbimesh

Çfarë nënkuptohet me shprehjen “Pako e anëtarësimit/Regjistrimit

Pakot e anëtarësimit/regjistrimit janë realisht klasifikim i prezantimit të biznesit në Kozzer. Pra secila pako përcakton se sa shpallje, oferta, apo radhitje do të ketë biznesi juaj në Kozzer. Ky klasifikim përcakton se sa i zgjeruar do të jetë prezantimi i biznesit në Kozzer.

Si të vendosi një shpallje ose ofertë në Kozzer.

Fillimisht ju duhet ta regjistroni biznesin në Kozzer, duke shënuar emrin e biznesit, kontaktin dhe informacionet tjera të kërkuara. Pasi ta regjistroni biznesin, ju mund ti shtoni shpalljet që i përkasin atij biznesi. Pra ju nuk mund të shtoni shpallje, nëse fillimisht nuk e keni regjistruar biznesin të cilit i përkasin ato shpallje.

E kam publikuar një shpallje/ofertë por ajo nuk po shfaqet.

Duhet të siguroheni që shpalljes/ofertës tuaj nuk ja keni vendosur datën e skadimit të njëjtë me datën e publikimit ose të më hershme. Kjo nënkupton që shpallja është publikuar si e skaduar. Arsye tjetër mund të jetë që keni shkruar fjalë të pa-pranueshme në text.

Keni arritur limitin

Nëse gjatë publikimit të materialeve në Kozzer, ju shfaqet porosia se keni arritur limitin për shpallje, foto apo elemente tjera, kjo do të thotë që e keni arritur kufizimin në bazë të pakos tuaj. Ju mund ta ndryshoni pakon në pako Premium për ta ngritur limitin.

Sa biznese mund ti publikoj.

Secili përdorues ka mundësi të publikoj  dy biznese në llogari të njejtë. Për të regjistruar më shumë biznese ju duhet ta kontaktoni rrjetin Kozzer për marrëveshje konkrete. Kozzer nuk lejon regjistrimin e të njëjtit biznes dy herë. Për dublikate, njëri do të shlyhet nga Kozzer.

Reklamat e huaja në biznesin e juaj

Kjo ndodhë te bizneset e regjistruara në pakon Falas dhe është në përputhje me Kushtet e Përdorimit të rrjetit Kozzer. Përmes kësaj forme të reklamimit, Kozzer arrin që ti mbuloj shpenzimet për bizneset që shfrytëzojnë shërbimet tona Falas

E-mailet nga vizituesit.

Për secilin biznes që regjistrohet në Kozzer kërkohet deklarimi i e-mail adresës. Përmes kësaj adrese klientët do të mund të ju kontaktojnë në lidhje me biznesin tuaj ose me shpallje/ofertat që ju i publikoni në Kozzer. Kozzer nuk i mbikëqyr e-mailat në mes të klientëve dhe bizneseve dhe nuk është përgjegjës për përmbajtjen e tyre.

Profili im

Nuk duhet ngatërruar Profilin me Biznesin. Profili është vetëm llogaria e pronarit të prezantimit të biznesit në Kozzer. Në momentin që hapet llogaria – krijohet profili i përdoruesit. Profili është i nevojshëm në rastet kur kërkohet korrespondenca me rrjetin Kozzer.

Faturat

Faturat dedikohen për ato biznese që porositin ose shfrytëzojnë shërbime me pagesë nga rrjeti Kozzer. Rastet më të zakonshme janë faturat për regjistrimin e biznesit në pakon Premium, pastaj porositja e shërbimeve nga Kozzer, etj.

Shërbimet tjera nga Kozzer

Kozzer ofron edhe shërbime ose produkte tjera për bizneset e regjistruara në Kozzer. Ky departament funksionon përmes sistemit “Kërkesë dhe Ofertë”. Në këtë departament nuk ka shërbime falas të përfshira në pakot e anëtarësimit. Falas është vetëm oferta pas shprehjes së interesit nga bizneset ose organizatat e regjistruara në Kozzer.

Ndrysho biznesin, shpalljet, fotografitë ose reklamat

Ndryshimet mund ti bëni pasi të kyçeni në llogarinë tuaj në Kozzer, kliko te “Bizneset” dhe aty mund ti bëni të gjitha ndryshimet, si ndryshimet në përshkrim, kontakt, logo, etj., apo edhe fotografitë, shpalljet,  reklamat etj. Aty do ti gjeni të gjitha mundësitë e menaxhimit të biznesit dhe ofertave tuaja në Kozzer

Hartat në Kozzer

Hartat në Kozzer funksionojnë përmes Google Maps. Secili biznes që regjistrohet në Kozzer mund ta caktoj lokacionin në hartë gjatë regjistrimit të biznesit. Kjo bëhet thjeshtë, pasi ta hapni hartën gjatë regjistrimit të biznesit, kliko në lokacionin tuaj, dhe mbylle hartën me “X”. Kështu lokacioni juaj ruhet. Ju mund ta afroni ose largoni hartën përmes mundësive “+” dhe “-“ që ndodhen në hartë.

Pyetje ose problem tjeter.

Nëse nuk po arrini të gjeni përgjigjen e kërkuar, atëherë ju mund të na kontaktoni përmes faqes tonë kontaktuese dhe ne në Kozzer do të mundohemi që sa më shpejtë të përgjigjemi në pyetjet tuaja