Bonus Bonita
Tel: +381 038 582 850 Fax: +381 038 581 446
Rruga: Avdi Kelmendi p.n.
Lipjan, 14050
Rreth nesh
Bonus është themeluar në vitin 1987 në Prishtinë. Fillimisht si veprimtari ka pasur prodhimin e masave plastike për produktet ushqimore, farmaceutike, kimike, kozmetike dhe produktet tjera të mbështetura në kërkesat specifike të tregut.

Gjatë luftës në Kosovë me rastin e bombardimeve, edhe ndërmarrja Bonus pësoi dëmtime të rënda duke u djegur kështu plotësisht.

Pas përfundimit të luftës fillojnë angazhimet për rihapjen e firmës me emër të njëjtë por me veprimtari tjetër, fillimisht me prodhimin e ujit natyral dhe atij mineral me emër ‘Bonita’, pastaj në vitin 2005 bëhet licencimi i kësaj fabrike Wild për prodhimin dhe mbushjen e lëngjeve Libella

Libella është pije me traditë mbi 50 vjeçare dhe është një ndër markat gjermane me përbërje ideale të frutave të ndryshme që është dëshmuar në shumë vende të botës. Si Burim kryesor përpara Libellës qëndron kompania gjermane Wild.

Libella ofron kënaqësi dhe freski në çdo moment për secilën shije. Asortimenti i produkteve përfshinë pije të gazuara, pije të pagazuara, pije me lëng frutash, si deh pije me dobi të veçantë funksionale.

Firma Bonus me kapacitetin e vet të prodhimit të ujit ‘Bonita’ mbulon tërësisht tregun e Kosovës, dhe pjesërisht vendet e rajonit. Kualiteti dhe marka e njohur e ujit Bonita dëshmon për sukseset dhe vlerën e kompanisë Bonus

Fabrika 'Bonus' prodhon këto produkte:

Ujin natyral dhe të gazuar 'BONITA' dhe atë në këto paketime:
Ujë natyral 1.5L PET
Ujë natyral 0.5L PET
Ujë natyral 0.25L Qelq
Ujë i gazuar 1.5L PET
Ujë i gazuar 2L PET
Ujë i gazuar 0.5L PET
Ujë i Gazuar 0.25L Qelq
Bidon 19.5L PET

Si dhe lëngjet 'LIBELLA', me këto shije dhe paketime:
Libella Vital Ace 2l dhe 0.5l
Libella Mollë e Gjelbert 2l dhe 0.5l
Libella Caj i Ftohtë 2l dhe 0.5l
Libella Limon 2l dhe 0.5l
Libella Portokall 2l dhe 0.5l
Libella cola 2l dhe 0.5l

Për më shumë info, vizitoni web faqen tonë!
Shpallje dhe oferta
Nuk ka asnjë shpallje/ofertë nga Bonus Bonita
Shto shpallje/ofertë
Dërgo porosi
Telefoni:
500

Ku ndodhemi
Fotografitë