Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve
Tel: 038 22 00 31 Fax: 038 22 00 35
rr. Mujo Ulqinaku bl. IV nr. 6
Prishtinë, 10000
Rreth nesh
Mirë se vini në faqen e Fondit Slloveno-Kosovar të Pensioneve, institucion ky që merret me menaxhimin e kursimeve tuaja pensionale dhe që operon në Kosovë që nga viti 2006 i licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës për të vepruar si fond pensional suplementar!

Në faqen e Fondit mund të gjeni informata të shumta dhe të dobishme mbi sistemin pensional në Kosovë, si dhe informata për mënyrat se si ju mund të filloni të kurseni në mënyrë vullnetare qysh tani për pensionin tuaj. Qëllimi ynë është që ta ngrisim vlerën e kursimeve të antarëve, ti mbrojmë intereset e tyre, dhe ti investojmë mjetet në mënyrë që të kemi një kthim të mirë dhe të sigurt në investime.

Kyçja në fond pensional është kursim afatgjatë, pra është mënyra më e mirë për të siguruar pleqëri pa brenga. Të gjitha pagesat tuaja në plan pensional gjinden në llogarinë tuaj individuale që ju keni me Fondin Slloveno - Kosovar të Pensioneve dhe në këtë llogari ju keni qasje gjithmonë në mënyrë elektronike duke klikuar në "LLogaria Ime" në web faqen e Fondit. Çdo individ mund të kyçet në Fondin Slloveno-Kosovar të Pensioneve e njëjta vlen edhe për kompanitë që dëshirojnë të ofrojnë kushte me të mira për stafin e tyre, pra edhe ato mund të paguajnë sigurimin pensional për punëtorët e tyre.

Prva Group nga Slovenia, e cila së bashku me Korporatën Dukagjini është themeluese e Fondit Slloveno-Kosovar të Pensioneve, numëron mbi 210.000 anëtar në rajonin e Evropës Jug-Lindore. Prva Group menaxhon dhe ka në pronësi mbi 10 fonde pensionale (Slloveni, Maqedoni, Srbi, Ukrainë, Rumani, Shqipëri, Mal të Zi dhe Kosovë). Që nga marsi i vitit 2007 Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është gjithashtu aksionare në Prva Group.
Shpallje dhe oferta
Nuk ka asnjë shpallje/ofertë nga Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve
Shto shpallje/ofertë
Dërgo porosi
Telefoni:
500

Ku ndodhemi
Fotografitë
Nuk ka asnjë fotografi nga Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve
Shto fotografi