Argoni
Tel: 0290 321 439 (Call) Fax: 0290 321 439
Fshati Prelez i Jerlive
Ferizaj, 70000
Rreth nesh
Fonderia ARGONI me emrin aktual e kryen veprimtarinë e saj që nga mesi i vitit 2004. Në fakt, ajo është vazhdimësi e fonderisë së parë private në Kosovë me emrin FONAKO që ka filluar të punojë që nga viti 1997.

Fonderia aktualisht vepron në fshatin Prelez i Jerlive, komuna e Ferizajt.
Veprimtaria e fonderisë përfshin shkrirjen e mbeturinave të gizës dhe aluminit dhe krijimin e prodhimeve të gatshme prej tyre.

Janë një numër jo i vogël prodhimesh që dalin nga fonderia ARGONI, por prodhim kryesor janë kapakët e pusetave nga giza të të gjitha llojeve, pjesët e ndryshme të derdhura nga giza për nevoja industriale, këmbët e bangave dhe tavolinave për kopshte, govatat për nevoja të blegtorisë si dhe pjesë tjera të ndryshme sipas porosive të klientëve.

Edhe pse i gjithë stafi punonjës dhe menaxherial janë përballur me një veprimtari krejtësisht të re, sukseset nuk kanë munguar dhe shumë shpejt ndërmarrja ka arritur të fitojë besimin tek klientët në pjesën dërmuese të territorit të Kosovës. Përveç prodhimit për tregun e Kosovës, ARGONI ka arritur që falë cilësisë së prodhimeve të bëj edhe eksportin e tyre në Shqipëri dhe Maqedoni.

Çelës i sukseseve të kësaj ndërmarrjeje të re kanë qenë rrespektimi i afateve kohore, shërbimi cilësor i ofruar klientëve si dhe kualiteti i lartë i prodhimeve që dëshmohet edhe me certifikatat mbi cilësinë e produkteve.
Shpallje dhe oferta
Nuk ka asnjë shpallje/ofertë nga Argoni
Shto shpallje/ofertë
Dërgo porosi
Telefoni:
500

Ku ndodhemi
Fotografitë