Solid
Tel: 044 135 760 Fax: 029 271 659
Rruga Gradina Nr.5
Therandë, 23000
Rreth nesh
Mirë se vini në faqen prezantuese të fabrikës për prodhimin e këpucëve ‘Solid’ nga Theranda, që me një traditë pune rreth 20 vjeçare ju ofron të gjitha llojet e këpucëve për të gjitha moshat dhe shijet.

Fabrika e këpucëve ‘Solid’ ju ofron me mijëra modele këpucësh, gjithmonë duke përcjell trendët evropiane dhe botërore. Në Solid ju patjetër do të gjeni llojin e këpucëve që pëlqeni, pasi që aty to të gjeni një spektër prej mijëra modelesh të këpucëve.

Fabrika e këpucëve ‘Solid’ është një ndër ndërmarrjet më të mëdha në Kosovë në këtë lëmi, me mbi 70 punëtorë, dhe me një kapacitet pune prej 300-600 palë këpucë në ditë, e bënë këtë fabrikë një gjigand të prodhimit dhe distribuimit të këpucëve në Kosovë dhe jashtë saj.

Fabrika Solid është specializuar edhe për prodhimin e këpucëve me kritere speciale, siç janë ato ushtarake dhe të punës sipas standardit botërorë, të rezistueshme nda çdo lloj kërcënimi dhe me mbrojtje të ndryshme dhe sipas kërkesave specifike. Solid prodhon këto lloj këpucësh:

-Këpucë ushtarake dhe rezistence të thella dhe gjysmë të thella (Çizme)
-Këpucë normale dhe gjysmë të thella elegante për polici.
-Këpucë të thella dhe gjysmë të thella për punë me mbrojtje
-Këpucë të thella dhe gjysmë të thella standarde
-Këpucë normale dhe gjysmë të thella elegante për meshkuj.
-Këpucë normale gjysmë të thella dhe të thella elegante për femra.
-Këpucë për mosha të thella
-Këpucë për të ri, sportive për meshkuj dhe femra
-Këpucë ortopedike
-Etj.

Këpucët kanë përbërës të ndryshëm për mbrojtje dhe rezistencë, duke filluar nga mbrojtjet e buta, deri tek ato plastike dhe metalike. Po ashtu përdoret edhe shojë cilësore rezistente ndaj kushteve të ndryshme, dhe varësisht prej kërkesave specifike.

Në kuadër të ndërmarrjes Solid, operon edhe kompleksi turistik Solid në dalje të qytetit të Therandës, në drejtim të Prishtinë, ku ju mund të gjeni freskinë gjatë muajve të verës. Aty ju do të mund të gjeni rehatinë dhe freskinë që gjithmonë keni kërkuar.

Gjithashtu në kuadër të ndërmarrjes Solid operon edhe sektori i Mozaikut, ku bëhet prodhimi i pllakave mozaik për dekorime të ndryshme, për veshjen e objekteve, hapësirave të ndryshme, si dhe pishinave.

Këto lloj pllaka mozaiku mund të porositen me dizajn dhe ngjyra sipas kërkesës tuaj dhe garantojnë dekorimin adekuat. Për specifika tjera ju lutemi na kontaktoni përmes opsioneve kontaktuese që janë vendosur në këtë faqe.
Shpallje dhe oferta
Nuk ka asnjë shpallje/ofertë nga Solid
Shto shpallje/ofertë
Dërgo porosi
Telefoni:
500