Jerina
Tel: 044 700 609 (Call)
Rruga Sali Çeku P.N.
Deçan, 51000
Rreth nesh
Mirë se vini në faqen prezantuese tek Hotel Restaurant Jerina nga Deçani, ku mund të gjeni rehatinë dhe komoditetin që keni kërkuar në shumë vende tjera.

Hotel Restorant Jerina posedon ambient të përsosur për kalimin e çashteve tuaja të ngrohta me miq ose familjarë, kurse në shërbim tuaj është stafi profesional, si dhe kuzhina e pasur me specialitete të ndryshme vendore dhe evropiane.

Hotel Restorant Jernina posedon edhe sallat për organizimin e dasmave apo ahengjeve tjera familjare, konferenca apo seminare pune, me një kapacitet prej 120 ulësesh, si dhe salla verore me kapacitet prej 700 ulësesh.

Hotel Restaurant Jerina, përveç shërbimit hotelier me ushqime të pasura si mishëra dhe sallata të ndryshme, përgatitje të specialiteteve nga kuzhina, pijeve të ndryshme freskuese dhe alkoolike, si dhe kafe dhe pije tjera të ngrohta, ju ofron edhe shpërndarjen e ushqimit për dasma apo raste tjera në ambientet tuaja familjare.

Hoteli posedon 20 dhoma me kushte shumë të mira, që i plotësojnë kërkesat për pushim të këndshëm dhe të rehatshëm, gjithashtu hoteli posedon edhe parking të mjaftueshëm për mysafir.

Për më shumë informata ju mund të na kontaktoni në numrat e telefonit të cilët janë paraqitur në këtë faqe, apo edhe të na vizitoni në Deçan ku ne ju mirëpresim gjithmonë.
Shpallje dhe oferta
Nuk ka asnjë shpallje/ofertë nga Jerina
Shto shpallje/ofertë
Dërgo porosi
Telefoni:
500

Ku ndodhemi
Fotografitë