Matoshi
Tel: 044 202 009 (Call)
Fshati Nikadin
Ferizaj, 70000
Rreth nesh
Mirë se vini në faqen prezantuese të restorant pishinës Matoshi. Aty mund të gjeni ambientin dhe rehatinë që ju ka munguar gjatë kohëve.

E themeluar në vitin 2000, restorant pishina Matoshi ishte pishina e parë private në Kosovë e cila njëkohësisht ofronte shërbime cilësore, dhe mbi të gjitha, një ambient të përkryer natyror që ruan freskinë dhe mundëson relaksimin tuaj.

Në këtë ambient fantastik të gjelbëruar, Matoshi ju ofron tri pishina të një standardi evropian me të gjitha kushtet përcjellëse, ku njëra pishinë është gjysmë olimpike me sipërfaqe prej 312 metër katrorë, tjetra është pishina rekreative me sipërfaqe prej 1500 metra katrorë, dhe në fund pishina e fëmijëve me siguri maksimale prej 150 metrash katrorë.

Po ashtu në të njëjtin vend funksionon edhe restoranti në formë 18 këndesh, me një sipërfaqe prej 350 metra katrorë si dhe kati i dytë me sipërfaqe prej 100 metra katrorë, ndërsa restoranti patjetër posedon edhe terasën e mrekullueshme nga druri me hapësirë të mjaftueshme, pastaj terasë në oborr, fontana të ndryshme madhështore, e rrethuar me gur dekorativ.

Restorant Pishina Matoshi gjendet në pjesë juglindore të Ferizajit, në Nikadin buzë lumit Neredimka dhe ofron një ambient special dhe relaksues, falë klimës unike që mbretëron në këtë pjesë të vendit. Ka një staf të mrekullueshëm dhe mikpritës, që i bën mysafirët të ndihen si në shtëpi.

Restoranti ka një meny të begatshme italiane dhe shqiptare, ku patjetër vlen të theksohen prodhimet e detit, mishi i qengjit dhe peshku i freskët, kurse kuzhinierët janë me përvojë mbi 10 vjeçare në Itali, fakt ky që ju garanton kënaqësinë tuaj, kurse kuzhina është e hapur dhe spektakulare me 100 metër katrorë.

Pra në përgjithësi, falë hapësirës së stërmadhe prej 3. 5 hektarësh, restaurant pishina Matoshi është një pikë e preferuar edhe nga sportistët e ndryshëm volejbolli, hendbolli, futbolli, si dhe në veçanti klubi Kastrioti, pasi që mikëpritja kurrë nuk mungon.

Për tu bindur për të gjitha ato që ju treguam më lartë, shikoni edhe galerinë e fotografive në këtë faqe, por më mirë do ta kuptoni nëse na vizitoni, ku do të bindeni dhe do të befasoheni nga bukuria e përkryer tek Matoshi.
Shpallje dhe oferta
Nuk ka asnjë shpallje/ofertë nga Matoshi
Shto shpallje/ofertë
Dërgo porosi
Telefoni:
500

Ku ndodhemi
Fotografitë