Bujari - Kompleksi AS
Tel: 044 120 471 (Call) Fax: 0290 328 390
Dalja nga Ferizaji për Prizren p.n.
Ferizaj, 70000
Rreth nesh
Vizitues të nderuar mirë se vini në faqen prezantuese të ndërmarrjes Bujari - Kompleksit AS në Ferizaj e cila ju ofron një spektër të gjerë të veprimtarive për të plotësuar kështu kërkesat e konsumatorëve për cilësi dhe kualitet të lartë të produkteve dhe shërbimeve që ofron kompleksi AS.

Kompleksi pushimor AS ju ofron motelin e një standardi botërorë prej 36 dhomash me kushtet më të mira, si dhe ju ofron shtëpizat prej druri (Bungallo) me 100 shtretër. Dhomat disponojnë me të gjitha kushtet e nevojshme siç janë banjo, telefon, tv, internet, etj

Gjithashtu në dispozicion keni edhe restorantin modern me një meny të pasur dhe shërbim cilësorë, me dy salla, i përshtatshëm për organizimin e dasmave, ahengjeve dhe seminareve të ndryshme, me kapacitet prej 300 vendeve.

Patjetër duhet cekur edhe pishina AS e cila përbëhet prej 4 pishinash si ajo gjysmë olimpike, rekreative, pishina për fëmijë, si dhe ajo rekreative e përcjell me tobogan për të rritur, si dhe fushat e ndryshme sportive, si ajo e futbollit, basketbollit dhe ajo për tenis. Ju mirepresim në këtë pishine

Në kuadër të kompleksit AS funksionon edhe pompa e derivateve, që ofron të gjitha llojet e derivateve cilësore, vaj, lubrifikante, si dhe një varg shërbimesh tjera automobilistike.

Në kuadër të ndërmarrjes Bujari - Kompleksit AS, funksionin edhe salloni modern i mobileve, ku mund të gjeni mobile dhe inventar të ndryshëm siç janë: dhoma gjumi, kolltukë të të gjitha llojeve nga shtofi dhe lëkura, tavolina buke, tavolina qelqi, komodina të ndryshme, garnitura etj., dhe mbi të gjitha, aty mund të gjeni edhe dyer ekskluzive të blinduara dhe dyer nga druri të të gjitha dimensioneve.

Pra mos harroni këtë emër me traditë që është AS, kurse për më shumë njohuri ju mund të na kontaktoni përmes telefonave, ose edhe të na vizitoni në dalje nga Ferizaji, në rrugë të Prizrenit, ku ne ju mirëpresim.
Shpallje dhe oferta
Nuk ka asnjë shpallje/ofertë nga Bujari - Kompleksi AS
Shto shpallje/ofertë
Dërgo porosi
Telefoni:
500

Ku ndodhemi
Fotografitë
Nuk ka asnjë fotografi nga Bujari - Kompleksi AS
Shto fotografi