Mercom
Tel: 044 503 981 (Call)
Dobrushë
Burim,
Rreth nesh
Kompania “Mercom” me seli në Dobrushë komuna e Istogut u themelua në vitin 1988. Në vitin 1996 bleu makineri Italiane për prodhimin e dyerve dhe dritareve nga druri , nje vit me vonë e zgjeroj prodhimin duke blerë edhe makineri gjermane për prodhimin e dyerve dhe dritareve nga plastika.



Sektori i prodhimit:



Kompania bën prodhimin final të produkteve të drurit dhe si prodhim final janë dyert dhe dritaret, prodhimi kryhet nga lloje te shumta të drurit varësisht nga kërkesa e konsumatorëve.Po ashtu, kompania bën prodhimin final të plastikës dhe prap si produkt final janë dyert dhe dritaret, lënda e parë për prodhimin e këtyre produkteve importohet nga Gjermania dhe ka emër komercial “Rehau”. Përveç këtyre prodhimeve kompania Mercom prodhon edhe dyer dhe dritare nga alumini, fasadë strukturale si dhe produkte tjera.



Sektori i Importit:



Mercom është importuese e produkteve të ndryshme evropiane si: Plastika nga “Rehau” Austria, dyer dhe dritare nga prodhuesi i njohur Slloven “Jelovica”, kuzhina “Gorenje” Sllovenia, mobile nga prodhues te ndryshëm Slloven etj. Gjithashtu është përfaqësuese e “Skoda Auto” për Kosovë ku në filialin e kompanisë në Prishtinë gjinden të ekspozuara vetura luksoze të Skoda Auto.



Sektori i ndërtimtarisë:



Kompania posedon rrjetin e punëtorëve për sektorin e ndërtimtarisë si dhe të gjitha pajimet e nevojshme për ndërtime të etazhit të ulët dhe të lartë.Vitet e fundit kompania ka investuar edhe në sektorin e Projektimit dhe Konsultimit sektor ky i cili ka ndihmuar në zhvillimin e mëtutjeshëm të ndërtimtarisë. Kjo ishte vetëm pak për “Mercom” për informata më të hollësishme na vizitoni në filialet tona ku do të bindeni për kualitetin tonë.

Selia kryesore e kompanis gjendet në: Dobrushë-Istog apo kilometri i 18 në magjistralen Pejë – Mitrovicë, përfaqësia në Prishtinë në kilometrin e dytë në magjistralen Prishtinë – Shkupë, në Çagllavicë.
Shpallje dhe oferta
Nuk ka asnjë shpallje/ofertë nga Mercom
Shto shpallje/ofertë
Dërgo porosi
Telefoni:
500

Ku ndodhemi
Fotografitë
Nuk ka asnjë fotografi nga Mercom
Shto fotografi