Laberion
Tel: 038 571 137 (Call) Fax: 038 571 713
Rruga Llapi 32
Besianë, 11000
Rreth nesh
Kompania Laberion është themeluar në vitin 1996, kurse gjendet në Besianë, ish Podujevë rruga Llapi 32.

Njëherit Laberion është edhe prodhuesi i parë kosovar i lëngjeve natyrale në ambalazhe Tetra Pak.

Fabrika për prodhimin e lëngjeve në kompleksin e vet ka të ndërtuara objekte prodhuese dhe përcjellëse me infrastrukturë shumë funksionale në sipërfaqe prej 5000 m2 e cila është në rritje të vazhdueshme paralelisht me shtimin e kapaciteteve prodhuese dhe zhvillimin e ndërmarrjes.

Momentalisht në fabrikë janë të instaluara linjat automatike, prodhim i firmës me renome botërore “Tetra Pak” për prodhimin e teknologjisë moderne të kësaj lëmie.

Kapaciteti prodhues është 10000 litra në orë, ose rreth 3 milion litra në muaj.

Momentalisht prodhohen gjithsej 31 lloje të lëngjeve, ku 7 lloje prej 0.25 l dhe 24 lloje tjera prej 1 litra.

Lëngje Dona në paketim 1 L, lëngje Premium Dona në paketim 1 L, Lëngje Eks në paketim 1 L, dhe lëngje Dona në paketim prej 0.250 ml.

Llojet e lëngjeve natyrale që prodhohen në Laberion janë: Mollë, Pjeshkë, Multivitaminë, Boronicë, Dredhëz, Dardhë, Portokall, Banane & Dredhëz, kurse së shpejti do të fillojnë edhe prodhimet e reja!

Kompania Laberion momentalisht rrjetin e distribuimit të prodhimeve të veta e la shtrirë në tërë territorin e Kosovës në mbi 1000 pika të shitjes me shumicë.

Exporton në shtetet fqinje, sidomos në Maqedoni dhe Shqipëri, me tendencë të depërtimit (plasmanit ) të mëtutjeshëm në tregjet e vendeve tjera!

Kualiteti i prodhimeve, pajisja automatike bashkëkohore, personeli i kualifikuar dhe me përvojë, përmbushja me kohë e kërkesave, besimi i fituar gjatë punës së deritashme me furnitorë dhe blerës, si dhe afarizmi pozitiv (likuiditeti) i ndërmarrjes.

Rritja mesatare e prodhimeve gjatë këtyre viteve ka qenë rreth 20% për çdo vit. Me një angazhim të gjithmbarshëm kjo do të rritet edhe më tej.

Distribuimin e lëngjeve Dona dhe Eks e bën sektori i shitjes, drejtpërdrejtë nga fabrika.
Shpallje dhe oferta
Nuk ka asnjë shpallje/ofertë nga Laberion
Shto shpallje/ofertë
Dërgo porosi
Telefoni:
500

Ku ndodhemi
Fotografitë
Nuk ka asnjë fotografi nga Laberion
Shto fotografi
Kategoritë tjera:
Industria ushqimore » Prodhim i Pijeve