Streha
Tel: 044 158 417 (Call)
Rruga Nëna Terezë p.n.
Fushkosovë, 17000
Rreth nesh
Mirë se vini në faqen prezantuese të ndërmarrjes Streha, e cila ju ofron artikuj të ndryshëm, dhe cilësorë, ekskluzivisht për ndërmarrjet apo dyqanet të cilat punojnë me çmime të ulëta duke filluar nga 1 euro deri në 1.25 euro.

Tek ndërmarrja streha ju do të keni mundësi të furnizoheni me artikuj të llojllojshme ku ndër to janë edhe lodrat e ndryshme dhe tërheqëse për fëmijë të modeleve të ndryshme të cilat nuk i kalojnë vlerat e lartcekura

Po ashtu tek Streha ju mund të furnizoheni edhe me material të ndryshëm shkollorë për nxënësit siç janë fletore, vizatim, ngjyra të ndryshme, laps, si dhe mjete tjera të nevojshme për nxënësit.

Gjithashtu përveç artikujve të lartcekur aty do të mund të gjeni edhe material të ndryshëm kozmetik siç janë krem të ndryshëm, pastaj elemente të ndryshme kozmetike, pajisje të ndryshme, si dhe ngjyra të shumta për flokë etj.

Duhet cekur patjetër se tek ndërmarrja Streha ju mund të gjeni edhe veshmbathje të ndryshme, modele të shumta për shije dhe mosha të ndryshme si pantallona, bluza, xhemper, fustane të ndryshme, si dhe disa lloje të mbathjeve për fëmijë dhe të rritur të importuara nga vendet e ndryshme.

Tek Streha ju mund të gjeni edhe artikuj të ndryshëm higjienik si pasta, brusha, vegla pastruese dhe për mirëmbajtje, pastaj artikuj të ndryshëm nga porcelani dhe elemente të tjera për kuzhinë.

Për të gjithë të interesuarit, sidomos ata që kanë dyqane që punojnë me çmime të lira, ne ju sugjerojmë të na vizitoni dhe do të mbeteni të kënaqur nga të gjithë ata artikuj që ne kemi në dispozicion për ju.
Shpallje dhe oferta
Nuk ka asnjë shpallje/ofertë nga Streha
Shto shpallje/ofertë
Dërgo porosi
Telefoni:
500

Ku ndodhemi
Fotografitë
Nuk ka asnjë fotografi nga Streha
Shto fotografi