Ama Benz
Tel: 044 204 905 (Call)
Fushkosovë
Fushkosovë,
Rreth nesh
Adhuruesve të ambienteve të bukura dhe komode për pushimet apo vikendet e tyre ju prezantojmë motelin Ama Benz, ku kurorëzohet luksi dhe shërbimi profesional.

Ambient i veçanet për shijen tuaj, ku ju mund të kaloni çastet tuaja të lira me shoqëri apo edhe me familje, pasi që ne kemi në dispozicion edhe restaurantin madhështorë me kapacitet të lartë, me mbi 400 vende brenda 3 sallave, që gjithashtu është ideal edhe për organizimin e manifestimeve të ndryshme, dasmave dhe ahengjeve tuaj, ku kujtimi për to do të mbetet i paharrueshëm.

Përveç resaturantit, ju ofrojmë edhe dhoma cilësore me kushte maksimale siç janë banja, klima, televizion dhe muzika, gjithmonë sipas zgjedhjes tuaj.

Nga kuzhina jonë profesionale, ne ju ofrojmë specialitete të ndryshme nga ato popullore-vendore deri tek ato evropiane, mishra të të gjitha llojeve, pastaj sallate dhe kombinime të ndryshme, gjithashtu edhe të gjitha llojet e pijeve alkoolike dhe jo alkoolike.

Posedojmë parkingun i cili është i rezervuar për mysafiri dhe bazën e derivateve ku ju mund të furnizoheni me karburante të të gjitha llojeve, si dhe vajra dhe elemente tjera përcjellëse.

Që të bindeni vetë në madhështinë e Ama Benzit, ju mund ti shihni fotot e publikuara në këtë faqe, apo edhe të na vizitoni në Sllatinë të Fushkosovës, ku ne ju garantojmë se do të ndaheni të kënaqur, kurse për informacion ose rezervime, ju mund të na kontaktoni edhe përmes numrave të telefonit që janë vendosur poshtë kësaj faqeje, në Fushën kontaktuese, kurse ne ju mirëpresim.
Shpallje dhe oferta
Nuk ka asnjë shpallje/ofertë nga Ama Benz
Shto shpallje/ofertë
Dërgo porosi
Telefoni:
500

Ku ndodhemi
Fotografitë
Nuk ka asnjë fotografi nga Ama Benz
Shto fotografi