Mövenpik
Tel: 0290 21 853 (Call)
Talinovci i muhaxherve p.n.
Ferizaj, 70000
Rreth nesh
Mirë se vini në faqen prezantuese të Hotel Restaurantit Mövenpik, i cili me një traditë pune 10 vjeçare ju ofron jashtëzakonisht cilësore me një staf profesional dhe të kualifikuar në lëmin hoteliere, për të ju ofruar kështu klientëve shërbim kualitativ.

Hotel Restaurant Mövenpik ju ofron shërbime hoteliere, duke poseduar kështu restaurantin e cilësisë së lartë ku ju mund të shërbeheni me specialitete të ndryshme vendore dhe të huaja, gjithmonë duke iu përshtatur shijes tuaj.

Në restaurantin Mövenpik ju do të mund të gjeni të gjitha llojet e pijeve si alkoolike dhe jo alkoolike, pije të ndryshme freskuese dhe të ngrohta, antipasta dhe pasta të ndryshme, specialitete ekskluzive nga kuzhina nga menyja vendore dhe ajo evropiane.

Po ashtu aty do të mund të gjeni ushqime të ndryshme duke përfshirë këtu sallatat e ndryshme, sallat vendore dhe të jashtme, peshk të ndryshëm, disa lloje të përzierjeve të përzierjeve të mishrave nëpër specialitete, një sasi koktej, si dhe pizza të cilësisë së lartë.

Përveç restaurantit, Mövenpik ka në dispozicion për mysafirët edhe hotelin me mbi 40 dhoma të standardit të lartë, ke televizion dhe internet, po ashtu edhe të gjitha elementet tjera përcjellëse si banjë me ujë të ngrohët vazhdimisht.

Movenpik posedon disa lloje të dhomave varësisht me kërkesat e klientëve, siç janë dhoma njëshe, dyshe, dhe treshe, të gjitha këto me kushtet e lartcekura dhe me çmime shumë të arsyeshme.

Për më shumë informacione ju mund të na kontaktoni përmes numrave të telefoni të cilët janë paraqitur në fushën kontaktuese, dhe ne jemi aty gjithmonë për të ju mirëpritur!
Shpallje dhe oferta
Nuk ka asnjë shpallje/ofertë nga Mövenpik
Shto shpallje/ofertë
Dërgo porosi
Telefoni:
500

Ku ndodhemi
Fotografitë
Nuk ka asnjë fotografi nga Mövenpik
Shto fotografi