R-Galla
Tel: 038 22 71 79 Fax: 038 24 36 02
Agim Ramadani nr 5
Prishtinë, 10000
Rreth nesh
Mirë se vini në faqen prezantuese të kompanisë R-Galla e cila ju ofron shumë shërbime cilësore dhe profesionale duke ju ofruar kështu klientëve të saj një shërbim të kompletuar dhe modern.

R-Galla në kuadër të shërbimeve të veta përfshinë disa veprimtari, ku ndër to do është edhe ai hotelier, ku njëherit posedon edhe hotelin i cili përbëhet prej 30 dhomash të një standardi të lartë me kushte shumë të mira për pushuesit, me parking të mjaftueshëm, dhe të gjitha elementet tjera përcjellëse që karakterizojnë këtë hotel.

Gjithashtu R-Galla posedon edhe qendrën tregtare “Galla Center” në aeroporitin ndërkombëtar të Prishtinës ku të gjithë vizituesit mund të furnizohen me artikuj të ndryshëm dhe cilësor, dhe restauranti me shërbime moderne dhe kushte moderne, ku keni mundësi të pushoni para ose pas udhëtimit tuaj.

R-Galla po ashtu ju ofron edhe shërbime transportuese, radio taksi R-G-B me vetura shumë komode dhe saktësi maksimale me mundësi operimi në tërë vendin me çmime shumë të mira dhe vozitës të kualifikuar. Shërbimet cilësore mund ti kërkoni edhe perms telefonave 038 51 51 51 dhe 044 15 15 15, dhe ne do të kujdesemi për transportin tuaj.

R-Galla për të gjithë të interesuari, ofron edhe radio lidhje cilësore dhe të fuqishme të modelit Kenwood, që janë zgjidhje ideale për komunikim në distancë, për kompani taksish apo organizata dhe kompani tjera. Këto paisje garantojnë cilësi dhe fuqi maksimale, kurse për informacione tjera na kontaktoni!

Në kuadër të kompanisë R-Galla operon edhe radio stacioni privat Radio Galla në frekuencat 100.7 MHz me lokacion në Lipjan, ku dominon muzikë dhe program i zgjedhur për të gjithë dëgjuesit. Po ashtu Kompania Galla ofron edhe sinjal televizioni kabllovik me një numër të madh kanalesh për të plotësuar shijet e të gjithë shikuesve.

Për të gjitha këto që u përmendën më lartë dhe shërbimet tjera ju mund të na kontaktoni përmes numrave të telefonit të cilët janë vendosur në fushën kontaktuese, apo të vizitoni edhe faqen tonë adresën www.r-galla.com, ku do të keni mundësi të njiheni më mire mbi të gjitha këto shërbime që ofron R-Galla Company.
Shpallje dhe oferta
Nuk ka asnjë shpallje/ofertë nga R-Galla
Shto shpallje/ofertë
Dërgo porosi
Telefoni:
500

Fotografitë
Nuk ka asnjë fotografi nga R-Galla
Shto fotografi