Fati Com
Tel: 038 229 460 (Call) Fax: 038 229 460
Matiqan p.n.
Prishtinë, 10000
Rreth nesh
Mirë se vini në faqen prezantuese të ndërmarrjes Fati Com e cila ka një traditë në ndërtimtari dhe furnizim me materiale të ndryshme ndërtimore, cilësore të prodhuesve të njohur botërorë.

Fati Com është një ndër depot më të mëdha për furnizim material për finalizimin e objekteve të ndryshme me material ndërtimorë, ku përfshihen fasadat cilësore dhe të garantuara, ngjyra të ndryshme, ngjyra cilësore, si dhe disa lloje të llaçeve.

Po ashtu posedojmë makinën për përzierjen dhe kombinimin e ngjyrave me një precizitet maksimal, varësisht prej kërkesave tuaja, duke iu mundësuar që objektet tuaja të duken ashtu siç gjithmonë keni dëshiruar.

Përveç artikujve të lartcekur, tek Fati Com ju gjithashtu mund të gjeni edhe materiale të ndryshme për termo dhe hidro izolime, llamperi të ndryshme nga alumini, llajsne të aluminit të modeleve dhe ngjyrave të ndryshme, pastaj rrjetë izoluese, kënde me rrjetë, stiropor të ndryshëm, Isover etj.

Pra në një fjalë tek Fati Com ju mund të gjeni të gjitha veglat për punë në lëmitë të ndryshme si për ndërtimtari, moler etj, kurse nga ju mbetet të na vizitoni dhe të bindeni në spektrin e gjerë të veglave dhe paisjeve, si dhe materialit për finalizimin dhe ndërtimin e objekteve tuaja!

Fati Com, posedon edhe depon e materialit ndertimor, në Roganë të Kamenicës, ku për më shumë informata drejtpërdrejt mund të kontaktoni në këta numra të telefonit:
044 230 986
044 623 960
Për më shumë informacione ju mund të na kontaktoni edhe përmes telefonave tonë kontaktues të cilët janë vendosur poshtë kësaj faqeje apo edhe të na vizitoni në Matiçan të Prishtinës ku ju do të bindeni në ato të cilat ne i kemi cekur më lartë, kurse stafi ynë profesional do të jetë në shërbimin tuaj.
Shpallje dhe oferta
Nuk ka asnjë shpallje/ofertë nga Fati Com
Shto shpallje/ofertë
Dërgo porosi
Telefoni:
500

Ku ndodhemi
Fotografitë
Nuk ka asnjë fotografi nga Fati Com
Shto fotografi